
Dhunimi i punonjëses së OSHEE, policia arreston të riun që ndihmoi autorin të largohej nga vendngjarja! 38-vjeçari ende në kërkim

Është vënë në pranga një 30-vjeçar mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasit me iniciale J. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”.
Sipas bluve, autori i ngjarjes shtetasi me iniciale S. C., 38 vjeç, është ende në kërkim.
Në ngjarje e sotme mbeti e dëmtuar me sende të forta shtetasja me iniciale R. H., 37 vjeçe, e cila u dhunua teksa shkoi në lokalin e 38-vjeçarit për të kontrolluar sahatin dritave.
Ndihmoi autorin e ngjarjes së ndodhur ditën e sotme, të largohej nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 30-vjeçari.
Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit që goditi me sende të forta punonjësen e Oshee-s, në lokalin në posedim të tij, në rrugën “Artan Lenja”.
Sekuestrohet automjeti i 30-vjeçarit, me të cilin u largua autori.
Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta shtetasja R. H., 37 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin S. C., 38 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes.
Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 38-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128