IKMT shemb objekte pa leje në Qeparo, Llogara dhe Himarë
29 Maj 2026, 12:30 / AKTUALITET
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kreu shembjen e disa objekteve në zonën bregdetare.
Në zonën e Llogarasë, pjesë e Njësisë Administrative Orikum, u shemb një objekt pa leje me sipërfaqe 53 m², 1 kat, me muraturë dhe i mbuluar me soletë, i skualifikuar nga ASHK.
Në zonën pranë plazhit të Filikurit, pjesë e Bashkisë Himarë, u shemb një objekt me mur guri dhe betoni, me gjatësi 290 metra dhe lartësi 2 metra.
Gjithashtu, në Qeparo, u shemb një objekt 2-katësh me konstruksion betonarme dhe metalik. Objekti, i ndërtuar në mungesë të lejes së ndërtimit, kishte sipërfaqe totale 264 m².
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
Nga Ermal Peçi
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128