Influenceri: Rama ka ndryshuar algoritmin në Tik-Tok dhe Instagram që mos shfaqen videot e protestës! Çfarë duhet të bëni!

10 Qershor 2026, 15:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Influenceri: Rama ka ndryshuar algoritmin në Tik-Tok dhe Instagram që

Protestat masive ku mblidhen prej dhjetë ditësh dhe sot bëhet e 11-ta, me mijëra shqiptarë, duket se kanë shqetësuar edhe enturazhin shtetëror, aq sa shumë influencera dhe qytetarë ankohen se videot e tyre ose nuk marrin shikime, ose nuk dalin në publikim dhe bllokohen.

Mes tyre edhe influenceri Kejd Peza, që shpjegon pse ndodh ky fenomen kibernetik që shprehet se ka ndërhyrje online në rrjete sociale të posaçme si TikTok dhe Instagram, ndaj ai këshillon të gjithë se si të veprojnë.

Influenceri thotë se “Rama ka ndryshuar algoritmin në Tik-Tok dhe Instagram që mos shfaqen videot e protestës”.

Peza rekomandon që videot të ripostohen nga influencerat mes njëri-tjetrit, të tregojnë kujdes me lokacionin duke mos përmendur Shqipërinë dhe te hashtagu, me qëllim manovrimin e kurthit kibernetik nga qeveria.

Po kështu ai rekomandon edhe përdorimin e VPN-ve, me qëllim ngatërrimin e lokacioneve, serverëve apo identifikimit të zonës gjeokrafike dhe përdoruesit që poston apo përmbajtjes së saj.

Postimi i plotë i Kejd Pezës në TikTok:

Rama ka ndryshuar algoritmin që të mos dalin videot e protestës në TikTok dhe Instagram, që të mos dalin njerëzit apo videot e protestës.

Sapo më ndodhi edhe mua me këtë videon që sapo hodha, “Zero views”, por zero them, zero! Dhe ishte shumë e çuditshme, nuk ka asnjë problem me videon. Ju bëj thirrje influencerave dhe të gjithë njerëzve që duan me postu video të protestës, mos përdorni Location.

Vini Tiranë aty, mos vini Shqipëri, por vini Bolonja për shembull ose mos vini asgjë. Hidheni videon me VPN dhe mos përdorni Hashtag “Shqip Albania”, e kuptoni. Përdor shqiptarët nëpër botë, diaspora e gjëra të tilla.

I bëj gjithashtu thirrje influencerave që t’ia postoni apo t’ia bëni repost videot njëri-tjetrit, mundohuni “Fuck You o Rame”, edhe këtë e bëni! A kuptoni se sa i shqetësum është!? Mbeti arrogant, për llajke (like) për llajke, e kuptoni sa i shqetësuar është?

Nuk e di a po ju ndodh edhe ju po jam tuj bë skizofren, ju që bërtisni, mirë bëni që bërtisni, respekte por isha një moment në ballkon këtu dhe se nuk dëgjoj dot se më ushtojnë veshët dhe dua moment qetësie, por sa gjej moment qetësie dëgjoj zëra, dëgjoj: Rama jepe dorëheqjen, Rama jepe dorëheqjen!”.


 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Panorama TV (@panoramatv.albania)

Po ndodh...

ide