"Ishte në intubim"/ U shtrua tek QSUT pasi mbërriti nga Gaza, si paraqitet gjendja e 1-vjeçarit palestinez

Një fëmijë nga Gaza është transportuar një ditë më parë nga Gaza për t’i dhënë ndihmë mjekësorë në shërbimin e pediatrisë ne QSUT.
I mituri mësohet se ka qenë i intubuar në Gaza për shkak të problemeve respiratorë dhe bronkoliteve. Ai ka mbërritur me avion sanitar në Shqipëri e më pas është transportuar në shërbimin e pediatrisë në QSUT ku po merr trajtim mjekësor nën terapinë intensive.
Sipas shefes së reanimacionit në pediatri, Mira Kola gjendja shëndetësorë e djalit është në përmirësim dhe brenda pak ditësh mund te lërë spitalin Djali 1-vjeçar bashkë me të atin, e motra e tij bashkë me një tjetër fëmijë për te cilin kujdeset, janë evakuuar në Shqipëri nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Ata janë strehuar në qendrën e azilantëve ne Babrru. Ndërkohë nëna e djalit bashkë me dy fëmijë të tjerë nuk janë lejuar të evakuohen.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


