Flamurtari reagon për dhunën në fushën e tyre: Distancohemi nga ngjarja, nuk na përfaqëson as ne si klub dhe as qytetin.

Në ndeshjen e javës së 17-të të Superiores me Flamurtarit pritës dhe Teutës, e përfunduar 2 – 2, në pjesën e dytë, tifozët vlonjatë u futën në fushë dhe tentuan përleshjen me lojtarët e Teutës.
U nevojit ndihma e policisë për të vendosur qetësin. Klubi i Flamurtarit ka dalë më njoftim zyrtare ditën e sotme: “Deklaratë Zyrtare! Flamurtari Football Club shpreh keqardhjen e thellë për incidentin e ndodhur gjatë takimit në Vlorë, ku disa individë hynë në fushën e lojës dhe u përfshinë në përplasje, duke cenuar normalitetin dhe sigurinë e aktivitetit sportiv.
Ne distancohemi qartësisht nga çdo formë dhune dhe sjellje që dëmton dinjitetin e sportit, imazhin e Flamurtarit dhe emrin e qytetit të Vlorës. Këto veprime nuk përfaqësojnë vlerat e klubit dhe të qytetit tonë.
Theksojmë se shumica dërrmuese e tifozëve tanë e mbështesin ekipin me pasion dhe qytetari, një pasion që ne e vlerësojmë dhe e konsiderojmë forcë të Flamurtarit. Klubi do të bashkëpunojë plotësisht me Policinë e Shtetit dhe autoritetet përkatëse për identifikimin e përgjegjësve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes, duke vënë në dispozicion çdo informacion të nevojshëm.
Paralelisht, do të intensifikojmë punën dhe komunikimin me tifozët dhe grupimet e tyre, në mënyrë që mbështetja për Flamurtarin të jetë e fortë, por gjithmonë brenda respektit dhe rregullave, duke shmangur përsëritjen e episodeve të tilla në të ardhmen”.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
