Dy tërmete brenda shtatë minutash shkundin Greqinë, ja sa ishte forca e lëkundjeve!

21 Dhjetor 2025, 19:54 / BOTA ALFA PRESS

Dy tërmete brenda shtatë minutash shkundin Greqinë, ja sa ishte

Dy tërmete kanë shkundur Greqinë mbrëmjen e sotme në një interval kohor brenda dhjetë minutash.

I pari ishte me magnitudë 2.9 ballë dhe i dyti me forcvë 2.7 ballë sipas shkallës Rihter dhe u cilësuan të parrezikshëm nga sizmiologët.

Ata u regjistruan në verilindje të Rafinës, të dielën në mbrëmje.

Tërmeti i parë, me magnitudë 2.7 ballë sipas shkallës Rihter, ndodhi në orën 19:50. Ai kishte një thellësi fokale prej 8.4 kilometrash dhe epiqendra e tij ishte 6 kilometra në verilindje të Rafinës.

Dridhja e dytë ndodhi shtatë minuta më vonë, në orën 19:57. Sipas zgjidhjes automatike të Gjeodinamikës, thellësia fokale e dridhjes ishte 5 kilometra dhe epiqendra ishte 6 kilometra në lindje, në verilindje të Rafinës.

Dridhjet u ndjenë në Atikën Juglindore, ndërsa nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar.

Po ndodh...

ide