Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Kamioni ngarkuar me agrume del nga rruga, lëndohet shoferi

21 Dhjetor 2025, 21:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Kamioni ngarkuar me agrume del nga

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme  në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me fruta portokalle, mandarina është përfshirë në një ngjarje aksidentale.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip ‘Volvo’, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi O. Rr., i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pasagjeri O. Sh. ndodhet në vendin e ngjarjes dhe, fatmirësisht, nuk ka pësuar probleme shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësja dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Po ndodh...

ide