Kapet me mallra kontrabandë me vlerë 45 mijë euro, arrestohet 26-vjeçari në aksin Elbasan-Tiranë

Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, pasi u kap duke transportuar me furgon veshje të dyshuara si kontrabandë, me vlerë rreth 45 mijë euro.
Operacioni i koduar “Wrong way” çoi në sekuestrimin e mallrave dhe mjetit, ndërsa hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë.
Njoftimi i policisë:
Transportonte me furgon, veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 45 000 euro, kapet në flagrancë në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë” dhe arrestohet 26-vjeçari.
Sekuestrohen veshjet dhe furgoni. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Wrong way”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi R. K., 26 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, duke transportuar me furgon, 19 paketime (thasë) me veshje të imitimeve të markave të ndryshme, pa dokumentacion shoqërues.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
