U "dogj" nga vettingu në 2023, ish-prokurori i Tiranës emërohet drejtor i Hetimit Doganor

10 Prill 2026, 11:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

U "dogj" nga vettingu në 2023, ish-prokurori i Tiranës

Ish-prokurori i Tiranës, Elio Mazreku, është emëruar drejtor i ri i Hetimit Doganor, duke marrë një detyrë të re në administratën publike.

Mazreku vjen në këtë pozicion pas një karriere të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku prej vitit 2000 ka ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës për më shumë se dy dekada.

Emërimi i tij rikthen në vëmendje edhe procesin e vettingut, ku në nëntor të vitit 2023, Elio Mazreku u shkarkua nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sipas analizës financiare të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ai rezultonte me një bilanc negativ prej 22.8 milionë lekësh, i lidhur me mungesën e provave për ligjshmërinë e disa llogarive bankare të përdorura në blerjen e një apartamenti prej 129 metrash katrorë në vitin 2010.

Po ashtu, sipas asaj që KPK bënte me dije asokohe, Mazreku nuk arriti të justifikonte rreth 5 milionë lekë të deklaruara si ndihmë nga babai, si dhe disa dhurata të përfituara nga vëllai i tij.

Nga ana e tij, ai i ka kundërshtuar konkluzionet e trupës së vetingut, duke deklaruar se të ardhurat ishin të ligjshme dhe buronin nga puna e bashkëshortes në një organizatë jofitimprurëse, ndërsa ka theksuar se mënyra e realizimit të pagesave nuk ka qenë nën kontrollin e tij.

Po ndodh...

ide