Kunati vret me armë zjarri kunatin në Nikël
10 Prill 2026, 19:53 / AKTUALITET

Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fushë-Krujë, pasditen e kësja të premteje, 10 prill, në Nikël.
Raportohet se Eduart Ahmataj ka vrarë me armë zjarri kunatin.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrion, teksa viktima raportohet të jetë shtetasi Artur Çangu.
“Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.”– njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128