Lojëra fati në lokal, arrestohet administratori në Tiranë

Një 25-vjeçar, administrator i një lokali është arrestuar nga Policia në Tiranë pasiakuzohet për organzimin të lojërave të fatit.
Në pranga është vënë shtetasi me inicialet G. B., administrator i një lokali në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ku organizoheshin lojëra fati në mënyrë të paligjshme.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme që dyshoheshin se përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.
Gjatë kontrollit në lokalin e 25-vjeçarit, u konstatuan lojëra fati të organizuara përmes pajisjeve elektronike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një njësi kompjuterike dhe një telefon celular.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128