Pse Sali Berisha voton për të çuar Ramën në Shtëpinë e Bardhë, por nuk voton kundër Iranit?!

Sali Berisha e tregoi sot pa asnjë maskë: Është i gatshëm të bëjë gjithçka për interesat e tij, t’i shërbejë Edi Ramës dhe të dëmtojë Partinë Demokratike.
Ndërsa në publik shfaqet si kundërshtari më i madh i qeverisë, në momentet vendimtare ai zhduket. Sot mungoi në Parlament në votimin e rezolutës kundër Iranit—një rezolutë e kërkuar qartë nga SHBA dhe e konfirmuar nga mediat ndërkombëtare.
Kjo nuk është mungesë. Është zgjedhje.
Dhe kjo zgjedhje është e qartë: Ose Sali Berisha është anti-amerikan, siç e ka dëshmuar që prej vitit 2021 kur u shpall “non grata”, ose ai ka një mision të vetëm—të mbrojë Edi Ramën sa herë ky i fundit është në vështirësi. Por mund të jenë edhe të dyja...
Sepse kjo është bërë tashmë një skemë: Sa herë Rama lëkundet, Berisha e stabilizon. Jo me deklarata, por me veprime konkrete—ose me mungesën e tyre.
E vërteta është edhe më e rëndë. Berishës i duhet Rama për të mbajtur peng Partinë Demokratike. I duhet për të bllokuar Gjykatën e Lartë dhe për të zvarritur çdo vendim mbi ligjshmërinë e PD-së. I duhet për ta mbajtur këtë parti në duart e familjes së tij, pa garë, pa debat dhe pa alternativë.
Në këmbim, Rama fiton gjithçka: Një opozitë të dobët, të përçarë dhe të paralizuar—një garanci për të vazhduar pushtetin, pavarësisht korrupsionit dhe lidhjeve me krimin.
Ndërkohë, Berisha sulmon BE-në dhe njëkohësisht del kundër SHBA-së. Një izolim politik që të kujton Enver Hoxhën—një lider që për interesin e tij prishi çdo aleancë dhe izoloi vendin.
Sot, Berisha nuk po lufton për PD-në. Po e mbyt atë.
Duke përjashtuar këdo që nuk mendon si ai, duke eliminuar çdo zë kundër dhe duke e kthyer partinë në pronë personale, ai po tregon qartë: PD-ja nuk do të jetë e askujt tjetër përveç tij.
Dhe në këtë rrugë, bashkë me kontrollin e saj, rrezikon të marrë fund edhe vetë ekzistenca e Partisë Demokratike.
Përçartjet e tij, ça thot sot se thotë nesër, vendimet e tij të kundërta me çfarë kishte premtuar, dhe vendimi për të përjashtuar dhe sulmuar këdo që i del kundër tregon edhe njeherë se Sali Berisha ka vetëm hallin e tij dhe PD është mbyroja e halleve të tij./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128