Strategjisti izraelit kritikon Ramën: Në Shqipëri vërshojnë paratë e drogës! Duhet udhëheqje e re

Strategjisti izraelit David Zaikin, i njohur për artikujt kundër Iranit, ka kritikuar ashpër Edi Ramën në një reagim në rrjetin social X pasi ky i fundit u shpreh gjatë një interviste për Financial Times se nuk ishte “Kumbari” ndërsa lëshoi sharje ndaj protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen në protesta masive prej 24 ditësh.
Zaikin shkruan se gjatë mandatit të Ramës, paratë e drogës kanë vërshuar dhe disa oligarkë kanë pushtuar turizmin, shitjet me pakicë dhe energjinë.
Ai thekson më tej se Shqipëria ka nevojë për udhëheqje të re dhe një qeveri teknike.
“Pajtohem me Edi Ramën, investimi është i mirë dhe mafia ka një udhëheqës tjetër. Por, gjatë mandatit të tij, paratë e drogës kanë vërshuar dhe disa oligarkë kanë pushtuar turizmin, shitjet me pakicë dhe energjinë. Shqipëria ka nevojë për udhëheqje të re dhe një qeveri teknike”– shkruan ai në X.
I agree with @ediramaal : investment is good and the mafia has a different leader. But on his watch drug money has flooded in and a few oligarchs have captured tourism, retail and energy. Albania needs new leadership and a caretaker government. https://t.co/dxwgqqVWgO
— David Zaikin (@DavidZaikin) June 23, 2026
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128