Shkencëtarët parashikojnë se si do të përfundojë bota, Dielli nuk do të jetë fajtor

Një studim i ri shkencor sugjeron se fati i Tokës mund të jetë ndryshe nga sa është besuar prej dekadash. Ndërsa teoritë tradicionale parashikonin se Dielli do të zgjerohej dhe do të përpinte planetin tonë pas rreth pesë miliardë vjetësh, hulumtimi i fundit lë të hapur mundësinë që Toka t’i shpëtojë këtij fundi dramatik.
Sipas studiuesve, në fazat e fundit të jetës së tij, Dielli do të humbasë një pjesë të konsiderueshme të masës, duke krijuar erëra të fuqishme diellore që mund ta shtyjnë orbitën e Tokës më larg në hapësirë. Nëse kjo forcë mbizotëron, planeti ynë mund të shmangë për pak përfshirjen nga ylli në zgjerim. Megjithatë, fati nuk pritet të jetë i njëjtë për të gjithë planetët. Shkencëtarët besojnë se Mërkuri dhe Venusi do të gëlltiten në mënyrë të pashmangshme nga Dielli, ndërsa edhe Marsi mund të arrijë t’i mbijetojë këtij procesi.
Autori kryesor i studimit, Mats Esseldeurs, kandidat për doktoraturë në Universitetin e Leuvenit, shpjegon se fati i Tokës varet nga një “ekuilibër delikat” mes dy forcave kryesore: tërheqjes gravitacionale të Diellit, e cila tenton ta afrojë planetin, dhe shtytjes nga jashtë të shkaktuar nga humbja e masës së Diellit gjatë zgjerimit të tij.
Edhe nëse Toka do t’i shpëtonte gëlltitjes fizike nga Dielli, ekspertët theksojnë se kushtet për jetë do të ishin zhdukur shumë kohë më parë, për shkak të rritjes graduale të temperaturës dhe ndryshimeve ekstreme në mjedisin planetar.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128