“Edi Rama jam përballur me gjobat e tua”, emigranti në protestë: Ti s’je pronari i shqiptarëve

23 Qershor 2026, 21:31 / POLITIKË ALFA PRESS

“Edi Rama jam përballur me gjobat e tua”, emigranti në

Mijëra qytetarë janë mbledhur sot në ditën e 24 të protestave masive kundër qeverisë Rama.

Në podiumin e improvizuar foli një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh jashtë. Ai u shpreh se politika duhet të ndryshojë figurat e saj, pasi në 80 vite politika jonë ka pasur vetëm 4 vetë që kanë sunduar. Ai shtoi se Rama e ka mbushur parlamentin me kriminelë dhe injorantë.

“Edi Rama jam përballur me gjobat e tua. Ti e di kush të ka votuar? Ti ke vrarë demokracinë. Ti sille si pronar në këtë shtet,, ti nuk jen pronar i jetës sime, i shqiptarëve. Jam përballur me gjobat e tua por kjo nuk është personale. Në 81 vite që nga 1945 në këtë Shqipëri, asnjë shtet në Europë nuk ka pasur 4 vetë. 45 vjet Enver Hoxha, 36 Sali Berisha, 28 vjet po bën ti. Çfarë kërkon më nga ne? Ke shitur ke plaçkitur në këtë shesh u rendit fjala se e duam Shqipërinë si gjithë Europa. E ke mbushur parlamentin, me injorantë dhe kriminelë. Më thoni një vend që në 80 ka pasur 4 veta. Duam ndryshim.”- tha emigranti.

Po ndodh...