“Na shkatërroi!”/ Në banesë iu gjet kanabis, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Rrogozhinës dhe përgjimi i telefonatës me të atin: Prona menaxhohej...

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ndalimin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, në banesën e të cilit një ditë më parë policia gjeti dhe sekuestroi katër mijë rrënjë kanabis.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se në dëshminë e tij, Bilal Hasa pohonte se ambienti në fjalë përdorej nga vëllai i tij, Romario Hasa, i cili është shpallur në kërkim.
“Magazinat i administronte vëllai im, Romario”, mësohet të jetë shprehur Hasa, variant që e konfirmoi dhe babai i tij, i cili tha se kontratën e përdorimit e kishte djali tjetër.
Po ashtu Hasa paraqiti këtë kontratë që rezultonte në emër të Romario Hasës. Ndërkohë gjatë qëndrimit në polici Bilal Hasa dhe i ati u përgjuan ku i referohej të vëllait, duke thënë: “na shkatërroi!”.
Kujtojmë se pas dëshmisë së dhënë në polici dhe hetimeve, Bilal Hasa është liruar nga paraburgimi. Sakaq, Policia arrestoi edhe faturistin e OSHEE, Erion Dekovelli, i cili akuzohet se nuk informoi për energjinë e konsumuar.
Ky i fundit ka deklaruar se kontratat i ka lidhur me Romario Hasën. Sakaq, u shpallën në kërkim dhe dy zyrtarë të OSHEE në Peqin, Ervis Maçi dhe Denis Elezi.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

