
Në fokus forcimi i bashkëpunimit për hetimin e krimeve zgjedhore, Dumani takim me prokurorët në Fier

Në Prokurorinë Fier u zhvillua takimi mes Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe prokurorëve të kësaj prokurorie.
Ky takim vjen në kuadër të Marrëveshjes se Bashkëpunimit midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Sipas informacioneve, në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë se Juridiksionit të Përgjitshëm Fier, në hetimin e të gjitha ngjarjeve që prekin zgjedhjet e lira e demokratike gjatë periudhës zgjedhore, kryesisht në vlerësimin me kujdes të shtuar të informacioneve, kryerjen me cilësi dhe në një kohë sa më të shkurtër të veprimeve të para hetimore, vënien menjëherë në dijeni të Prokurorisë së Posaçme për veprat penale në kompetencë lëndore të saj, etj.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128