Nga çakmakë të shkrirë të kthyer në thika, te kaçavida, gërshërë e pirunë të improvizuar! Çfarë ju gjet të burgosurve të rrezikshëm në Peqin

Detaje të reja janë mësuar nga kontrollet e befasishme të ushtruara në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, ku autoritetet kanë zbuluar një arsenal sendesh të ndaluara dhe shkelje të rënda të rregullave të brendshme të sigurisë.
Operacioni i zhvilluar ditëm e sotme nga Policia e Burgjeve, me mbështetjen e forcave speciale dhe strukturave të tjera penitenciare, ka përfshirë kontroll të plotë në të gjitha ambientet e institucionit, nga qelitë dhe regjimi 41 bis, deri te biblioteka, palestra dhe kuzhina.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar dhjetëra armë të ftohta të improvizuara, përfshirë thika dhe kaçavida të përpunuara, gërshërë, pirunë, kabuj të shkrirë dhe pajisje të ndryshme elektronike, të cilat dyshohet se përdoreshin për komunikim të paligjshëm apo mund të shndërroheshin në mjete të rrezikshme.
Në disa raste janë konstatuar edhe ndërhyrje të paligjshme në sistemin elektrik të institucionit, përmes qarqeve të modifikuara. Po ashtu, është evidentuar dhe sekuestruar një sasi e dyshuar lënde narkotike, për të cilën kanë nisur menjëherë hetimet.
Operacioni është zhvilluar me përdorimin e teknologjisë së avancuar, përfshirë skanerë, detektorë specialë, dronë monitorimi dhe qen të trajnuar anti-drogë, duke rritur ndjeshëm efikasitetin e kontrolleve.
Në kuadër të masave të menjëhershme për rritjen e sigurisë, është urdhëruar edhe transferimi i dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, të konsideruar me rrezikshmëri të lartë, në institucione të tjera penitenciare.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128