Fisnik Asllani në ‘radarët’ e Dortmundit, sulmuesi dardan kryeson listën e objektivave te verdhezinjve

18 Prill 2026, 14:53 / SPORT ALFA PRESS

Fisnik Asllani në ‘radarët’ e Dortmundit, sulmuesi dardan

Fisnik Asllani mund të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës në Bundesligë. Sipas raportimeve të gazetës ‘Bild’, sulmuesi i Hoffenheimit është në krye të listës së Borussia Dortmundit për të përforcuar repartin ofensiv.

Klubi verdhezi ka nisur kontaktet e para për një transferim të mundshëm, duke e identifikuar 23-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Serhou Guirassy, i cili pritet të largohet nga “Signal Iduna Park” në fund të sezonit.

Asllani, i cili përfaqëson Kosovën, po zhvillon një sezon shumë pozitiv me Hoffenheimin, ku ka regjistruar 9 gola dhe 8 asistime në 28 ndeshje në Bundesligë. Performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve, por Dortmundi duket më i vendosur për ta siguruar.

Sipas raportimeve, sulmuesi ka një klauzolë largimi që varion nga 25 deri në 29 milionë euro, një shumë që konsiderohet e përballueshme për një lojtar me potencial të lartë dhe perspektivë zhvillimi.

Asllani është produkt i akademisë së Union Berlinit dhe sezonin e kaluar shkëlqeu gjatë huazimit te Elversberg, ku realizoi 18 gola dhe dhuroi 9 asistime, duke konfirmuar rritjen e tij të vazhdueshme.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Dortmundi do të konkretizojë interesimin dhe do ta transferojë talentin kosovar në “Signal Iduna Park” për sezonin e ardhshëm.

Po ndodh...