Njëri dhunon gruan, tjetri nënën, arrestohen dy persona në Lezhë

17 Prill 2025, 15:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Njëri dhunon gruan, tjetri nënën, arrestohen dy persona në

Policia e Lezhës ka goditur dy raste të dhunës në familje, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas. Në fshatin Manati, u ndalua një 41-vjeçar, pasi dhunoi bashkëshorten e tij.

Ndërkohë, në fshatin Gorre, shërbimet e Policisë ndaluan 22-vjeçarin , i cili dyshohet se ka goditur me sende të forta nënën e tij.

Ky i fundit është i evidentuar si person me probleme të shëndetit mendor.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 41 vjeç, banues në fshatin Manati, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.

-arrestuan në flagrancë shtetasin V. T., 22 vjeç, banues në fshatin Gorre (i kartelizuar, me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, nënën e tij, e cila është aktualisht në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide