
Ndahet nga jeta tenori shqiptar

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare, tenori Dhimitër Dushi, një figurë e shquar e muzikës klasike, asaj të lehtë dhe popullore shqiptare.
Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e djeshme, teksa prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Dhimitër Dushi lindi më 7 tetor 1947 në lagjen Mangalem të Beratit.
Pas përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1976, Dhimitri nisi punën në Estradën Profesioniste të Beratit, duke u bërë një ndër emrat më të dashur të publikut vendas. Me hapjen e shkollës së mesme artistike “Ajet Xhindole”, ai u emërua mësues në degën e kantos, ku për vite me radhë formoi breza të rinj këngëtarësh deri në daljen e tij në pension.
Karriera e Dhimitër Dushit është një pasuri e vërtetë për muzikën shqiptare, me mbi 600 interpretime që përfshijnë arie të klasikëve të mëdhenj botërorë, këngë të muzikës së lehtë dhe, në vitet e fundit, këngë popullore të repertorit beratase. Ai ka marrë pjesë në 8 Festivale Kombëtare të Këngës në RTSH, në Festivalet Folklorike Kombëtare në Gjirokastër, në Festivalet e Këngës Qytetare, si dhe në turne ndërkombëtare në Greqi, Turqi, Itali, Kroaci, Kosovë e më gjerë.
Edhe pas daljes në pension, zëri i Dhimitrit nuk pushoi së ngjalluri emocion, ai vazhdoi të këndojë në çdo aktivitet ku thirrej, duke dëshmuar dashurinë e tij të thellë për artin dhe publikun.
Për kontributin e tij të çmuar, Dhimitri është vlerësuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Medaljen “Naim Frashëri” dhe është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Beratit.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128