U kacafytën me Gardën në Kuvend, Bardhi përgëzon kolegët: Mirënjohje çdo deputeti që sot u ngrit në lartësinë e detyrës

18 Dhjetor 2025, 13:24 / POLITIKË ALFA PRESS

U kacafytën me Gardën në Kuvend, Bardhi përgëzon

Gazment Bardhi u ka shprehur mirënjohje të gjithë kolegëve të tij deputetë të PD, pas situatës së krijuar sot në Kuvend.

Sipas tij ajo që u pa në sallë ishte ngritja e tyre në lartësinë e detyrës për t’i shërbyer interesit publik.

“Shqiptarët s’mund të jenë peng i një qeverisje të korruptuar. I shpreh mirënjohjen çdo deputeti që sot u ngrit në lartësinë e detyrës për t’i shërbyer interesit publik, do marrim nesër pjesë në mbledhjen e këshillit të mandateve dhe vota jonë është e qartë, pro drejtësisë dhe pro përgjegjësisë të një zyrtari të korruptuar, të Ramës, që është Belinda balluku, askush nuk mund ta mbyllë korrupsionin e  Ballukut në kasafortë.

Dua të dënoj shkeljen e procedurë parlamentare, që ka kryer kryetari i kuvendit. Ky nuk është rasti i parë. Deputetët anëtarë nuk janë njohur me provat, por edhe urdhri i prokurorit nuk i është vënë në dispozicion deputetëve, urdhri nuk ndalon deputetë të njihen me materialet urdhri ndalon të pandehurën Balluku të njihet materialet e sjellura në kuvend dhe Peleshi bën të kundërtën”, tha Bardhi.

Kemi një karagjoz që puth me duar e me këmbëve deputetë duke provokuar opozitën. Rama është krye karagjozi dhe mos prisni emërime të tjera të një niveli të duhur përfaqësimi”, komentoi ai betimin e Endrit Shabanit si Avokat i Popullit.

 

Po ndodh...

ide