Ronaldo drejt rinovimit me Al Nassr. Kontratë e re për 40-vjeçarin, ja objektivat në horizont

17 Prill 2025, 15:07 / SPORT ALFA PRESS
Ronaldo drejt rinovimit me Al Nassr. Kontratë e re për

Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend “t’i varë këpucët në gozhdë”. Në moshën 40-vjeçare, ylli portugez është më i motivuar se kurrë për ta vazhduar rrugëtimin e tij në futbollin profesionist.

Sipas prestigjiozes spanjolle “Marca”, CR7 është shumë pranë rinovimit me Al Nassr, me një marrëveshje të re që do ta mbajë në Arabinë Saudite të paktën edhe për një sezon tjetër, me opsion shtese deri në vitin 2027.

Ronaldo ka dy qëllime madhore në horizont: pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, si dhe kapërcimi i pragut jubilar historik të 1000 golave në karrierë. Deri më tani, ai numëron 934 gola, shifër që e afron gjithnjë e më shumë me historinë.

Ndërkohë, ai dëshiron të lërë gjurmë edhe me fanellën e Al Nassr, ka synim të fitojë trofe dhe rikthejë klubin në majat e futbollit arab. Drejtuesit e klubit, të cilët gjatë merkatos së janarit investuan shumë për të sjellë Duran, i kanë garantuar pesë herë fituesit të “Topit të Artë” një skuadër konkurruese për sezonet në vijim.

Sa i përket aspektit financiar, Ronaldo pritet të vazhdojë të jetë sportisti më i paguar në botë. Edhe pse flitet për një shifër marramendëse prej 200 milionë euro në sezon, e vërteta është se marrëveshja përfshin shumë më tepër.

Kontrata e re do të përfshijë sponsorizime të fuqishme dhe mundësinë për të hyrë si aksioner në klubin e Valencias, përmes fondeve saudite.

Cristiano Ronaldo nuk ndalet. Ai nuk po shkruan vetëm fundin e një legjende, por po ndërton një trashëgimi që do të kujtohet për shumë breza.

Po ndodh...