Orikum/ Deti ngrihet mbi nivelin e zakonshëm për shkak të baticës, përmbyten disa banesa

17 Shkurt 2026, 18:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Orikum/ Deti ngrihet mbi nivelin e zakonshëm për shkak të

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur përgjatë vijës bregdetare të Orikumit, ku deti ka pësuar rritje të nivelit, duke bërë që uji të përmbytë shtëpi dhe biznese.

Niveli i ujit të detit është rritur me 1.5 metra, ndërsa fenomeni ka frikësuar jo pak banorët e Orikumit.

Objektet përgjatë vijës bregdetare janë prekur nga një valë e fortë uji, ku për pasojë ka  depërtuar ne oborret e bizneseve dhe disa banesave.

Si pasojë e rritjes së nivelit të detit është përmbytur edhe rruga kryesore.

Besohet se fenomeni vjen për shkaqe natyrore të baticës dhe nga era e fortë.

Po ndodh...