
Përplasen dy makina në afërsi të Urës së Kardhiqit, lëndohen 4 persona

21 Prill 2025, 15:44 / AKTUALITET
Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të hëne, rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë” në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”.
Autoritetet policore raportojnë se janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen angeleze, K.M., 40 vjeçe, dhe automjeti me drejtues shtetasin R. M., 63 vjeç, banues në Vlorë.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shoferi me inicialet R. M., dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
Nga Ermal Peçi!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128