Përplasen “kokë më kokë” 2 automjete në Laç, 2 drejtuesit dhe 2 pasagjerët e lënduar dërgohen tek Trauma

22 Prill 2026, 18:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasen “kokë më kokë” 2 automjete në

Rreth orës 17:00, në qytetin e Laçit, një automjet me drejtues shtetasin B. N. është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A. P.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. P., dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Po ndodh...