Tjetër aksident në Velipojë-Shkodër, plagosen tre persona

22 Prill 2026, 19:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tjetër aksident në Velipojë-Shkodër, plagosen tre persona

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, me pasojë 3 pasagjerë të plagosur.

Ngjarja u shënua rreth orës 18:05, në aksin rrugor Velipojë–Shkodër, kur automjeti me drejtues A. A., është përplasur me automjetin e drejtuar nga I. L.

“Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë pasagjeret në të dy automjetet, shtetaset F. A., A. Xh. dhe T. M., të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia vendore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Po ndodh...