
Radhë të gjata në doganën e Kapshticës pas Pashkëve, emigrantët shqiptarë presin për orë të tëra

Radhë mjetesh në pikën kufitare të Kapshticës. Pas festimit të Pashkës në Shqipëri, emigrantët shqiptarë po kthehen drejt shtetit grek ndërsa kanë krijuar radhë në pritje për të kaluar doganën.
Aktualisht po punohet me 3 sportele në dalje në palën shqiptare ndërsa situata mbetet e kushtëzuar nga pala greke pasi atje ka fluks në hyrje e në dalje dhe nuk po bëjnë hapje të sporteleve të tjera. Sipas informacioneve, pala shqiptare ka të gjitha kapacitetet për të shtuar deri në 6 sportele por mbeten në pritje të situatës në palën greke.
Të indinjuar, emigrantët shprehen se kanë rreth 2 orë që presin të kalojnë kufirin.
Sipas tyre, kjo situatë nuk është aspak normale, ndërsa thonë se në çdo festë ndodh e njëjta gjë.
Ata bëjnë apel shtetit të marrin masa për të rregulluar situatën pasi po presin në radhë edhe me fëmijë të vegjël.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128