Rrahën Petrit Çakrin brenda në sallën e gjyqit, Burgjet fusin 3 muaj në izolim vëllezërit Bushgjokaj
19 Qershor 2026, 11:36 / AKTUALITET

Drejtoria e Burgjeve ka vendosur në izolim për 3 muaj, 3 vëllezërit Bushgjokaj pas përplasjes fizike brenda në kafazin e GJKKO-së me të pandehurin tjetër Petrit Çakri.
Të katërt akuzohen për rrëmbimin dhe më pas hedhjen në lumë të Renis Dobrës vitin e kaluar në Mat, ndërsa gjatë seancës të zhvilluar sot në GJKKO për zëvendësim mase ata kanë pretenduar se Çakrri i ka provokuar.
Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa 3 vëllezërit i kërkuan ndjesë prokurorisë dhe gjykatës. Ndërkohë, me vendim të GJKKO-së u rrëzua edhe kërkesa e tyre për zëvendësim të masës arrest me burg në një masë më të lehtë sigurie.
Po ndodh...
Çfarë tha e nuk i doli!
Nga Ermal Peçi
ide
Zoti Rama, Algoritmi është pasojë!
Nga Ermal Mulosmani
Botërori, më shumë se futboll
Nga Andi Lila
Rama e Berisha, sa qesharakë përballë protestës!
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
