SPAK nis kontrolle në disa qytete për hetimin e krimeve zgjedhore dhe dyshimeve për korrupsion

12 Maj 2025, 21:00 / AKTUALITET ALFA PRESS


SPAK nis kontrolle në disa qytete për hetimin e krimeve zgjedhore dhe

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur një seri kontrollesh në disa rrethe të vendit, në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore. Kontrollet, që po realizohen me kërkesë të SPAK dhe urdhër të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, janë fokusuar në disa subjekte politike, të cilat dyshohen për përfshirje në korrupsion gjatë procesit zgjedhor.

Burime të besueshme konfirmuan se kontrollet janë duke u kryer në qytetet e Laçit, Tiranës, Korçës dhe Durrësit.

Në këtë fazë të hetimeve, asnjë informacion shtesë për arrestime apo shoqërime nuk është konfirmuar nga burimet zyrtare, por hetuesit po vazhdojnë kontrollet dhe mbledhjen e provave të nevojshme për të çuar përpara proceset ligjore.