Thyen xhamin e lokalit për të vjedhur, arrestohen në flagrancë 2 shtetas

30 Prill 2025, 14:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Thyen xhamin e lokalit për të vjedhur, arrestohen në

Rreth mesnatës, thyen xhamin e një lokali në fshatin Fushë Gjormë, për të vjedhur para dhe produkte, arrestohen në flagrancë, në lokal, 2 shtetas.

Të dy, me precedent të theksuar për këtë krim.

Menjëherë pas denoncimit të shtetasit A. I., se 2 shtetas kishin thyer xhamin e lokalit të tij, në fshatin Fushë Gjormë, me qëllim vjedhjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit “Alarmi”, u kapën në flagrancë, në lokal, duke vjedhur xhiron ditore dhe pije alkoolike, dhe u vunë në pranga shtetasit Gjergj Gjoka, 65 vjeç dhe Besjan Dervishi alias Besjan Tusha, 38 vjeç, të dy banues në Kurbin.

Vijojnë hetime me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Shkatërrimi i pronës”.