
Tiranë/ Mashtrime kibernetike, goditet grupi kriminal që shkaktoi dëm financiar mbi 3 mln euro

Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK dhe me mbështetjen e Eurojust dhe Europol zhvilluan një operacion në disa shtete, ku u godit një grup kriminal që mashtroi rreth 100 persona, duke shkaktuar një dëm prej 3 milionë euro.
Në Tiranë, u sekuestruan mijëra euro e pajisje që shërbenin për kryerjen e krimeve kibernetike.
Gjatë operacionit u ushtruan kontrolle në tre ambiente të ndryshme, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 aparate celularë, 1 laptop, 1 njësi kompjuterike, 1 USB, 1 hard disk i jashtëm, një shumë parash prej 40 020 eurosh.
Finalizohet operacioni ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike i koduar “Platforma”.
Operacioni në Shqipëri nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale nën drejtimin e SPAK.
Me mbështetjen e Eurojust dhe Europol, operacioni u zhvillua në disa shtete si Gjermani, Shqipëri, Qipro dhe Izrael.
Në Tiranë, sekuestrohen mijëra euro e pajisje që shërbenin për kryerjen e krimeve kibernetike.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Platforma” ka kryer ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ushtrimin e tre kontrolleve në ambiente të ndryshme.
Gjatë operacionit u ushtruan kontrolle në tre ambiente të ndryshme, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 aparate celularë, 1 laptop, 1 njësi kompjuterike, 1 USB, 1 hard disk i jashtëm, një shumë parash prej 40 020 eurosh.
Ekzekutimi i këtyre vendimeve është realizuar në kuadër të një letërporosie të lëshuar nga autoritetet gjermane, me mbështetjen e Europol, në kuadër të një hetimi ndërkombëtar për një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në mashtrime përmes një platforme të rreme investimesh online.
Grupi kriminal dyshohet se ka mashtruar mbi 100 viktima me një dëm financiar prej mbi 3 milionë euro.
Operacioni është zhvilluar në kuadër të një veprimi të koordinuar ndërkombëtar që përfshiu autoritetet e Gjermanisë, Shqipërisë, Qipros dhe Izraelit, me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në bashkëpunimin ndërkombëtar për goditjen e grupeve kriminale që operojnë në fushën e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve financiare. Hetimet vijojnë.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128