Tragjike në Delvinë/ Humb jetën 31-vjeçari, e zuri korrenti duke punuar! Së shpejti do të bëhej baba

10 Prill 2026, 08:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tragjike në Delvinë/ Humb jetën 31-vjeçari, e zuri

Një i ri 31-vjeçar ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Viktima është Igli Gjoca, nga Stjari i Delvinës, pronar i një servisi automjetesh në zonën e Vrionit.

Pavarësisht se ai është transportuar menjëherë drejt spitalit në Sarandë, shpëtimi i jetës së tij nuk ka qenë i mundur.

Lajmi ka sjellë dhimbje të madhe tek familjarët dhe të afërmit. I riu ishte i martuar dhe priste të bëhej baba i një vajze.

Po ndodh...

ide