U denoncua nga Koalicioni Euroatlantik se fotografoi votën, arrestohet nga prokuroria

11 Maj 2025, 12:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

U denoncua nga Koalicioni Euroatlantik se fotografoi votën, arrestohet nga

Një shtetase u arrestua pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal.

Kryetari i Komisionit Zonal të Qendrës së Votimit në qendër votimi në Tiranë pasi konstatoi shtetasen A.H. duke fotografuar fletën e votimit denoncoi rastin.

Më herët Koalicioni Euroatlantik ka denoncuar se vëzhguesi i tyre ka kapur një shtetase në një qendër votimi duke fotografuar votën dhe sipas tyre, nuk është njoftuar policia përveprimet procedurale.

Pas marrjes së njoftimit, menjëherë në vendngjarje është dërguar grupi hetimor dhe u dentifikua shtetasja si dhe administruan aktet përkatëse.

Në përfundim të veprimeve paraprake të kryera, u arrestua shtetasja A.H., e dyshuar si autore e veprës penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit” parashikuar nga neni 327/1 i K.Penal.

U denoncua nga Koalicioni Euroatlantik se fotografoi votën, arrestohet nga