VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen me rojet private, i hedhin në kanal dhe i përzënë me gurë! Momentet e tensionit

Qytetarët e Rrjollit kanë protestuar sërish këtë të shtunë për pronat e tyre të cilat janë dhënë kompanisë “Gener 2” për ndërtimin e një resorti turistik.
Dhjetëra banorët kanë thyer xhamat e eskavatorëve dhe kabinave të kompanisë “Gener 2”, si dhe janë përplasur me rojet e kompanisë private të sigurisë, e cila është kontraktuar për ruajtjen e kantierit.
Banorët i kanë shtyrë në kanal rojet e kompanisë private teksa këta të fundit i godisnin me shkopa gome, dhe i kanë përzënë duke i goditur me gurë.
“Poshtë hajdutët, poshtë hajdutët, poshtë hajdutët”, ikni, ikni”, dëgjohen tek brohorasin në kor protestuesit.
Banorët e Rrjollit zotohen për të mos hequr dorë nga prona e tyre edhe pse çdo ditë përplasen me punonjësit e kompanisë, policisë dhe çdo ditë shoqërohet në komisariat pas përplasjeve.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Pse njerëzit e mirë nuk qëndrojnë në politikën shqiptare?
Korrupsioni - mënyra jonë e jetesës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128