VIDEO/ Shoferi me shpejtësi ‘skëterrë’, merr para efektivin, pamjet e rënda nga aksidenti

5 Maj 2025, 21:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

VIDEO/ Shoferi me shpejtësi ‘skëterrë’, merr para

Drejtuesi i automjetit “Golf” me Alban Shoti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka hyrë brenda një biznesi privat berberhane. Si pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë efektivi i policisë Veli Gjura, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe një ndihmës berber që punonte. Mësohet që polici ishte në shërbim për mbarëvajtjen e qarkullimit pasi në orën 19:00 kryetari i opozitës shqiptare Sali Berisha kishte mitingun përmbyllës në Peshkopi. “Sot, rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi, shtetasi A.Sh., 27 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një dyqan. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi V.Gj., (punonjës policie në shërbim) i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.

Po ndodh...