
Vodhi një televizor dhe kompjuter nga zyra elektorale e PD-së, arrestohet 36-vjeçari!

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vjedhur një televizor dhe një kompjuter nga zyrat elektorale të Partisë Demokratike në Cërrik.
Uniformat blu bëjnë me dije se 36-vjeçari me iniciale A.M rezulton se është dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.
Gjithashtu në pranga ra dhe një 46-vjeçar që përvetësoi kompjuterin e vjedhur.
"Vodhi sende elektronike (televizor dhe kompjuter), në subjektin politik të “Partisë Demokratike”, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.
Në pranga dhe një 46-vjeçar që përvetësoi kompjuterin e vjedhur.
Sekuestrohen sendet e vjedhura.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjes së ndodhur, në Cërrik, në subjektin e marrë e me qira për qëllime elektorale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të rastit shtetasin:
– A. M., 36 vjeç, banues në Cërrik.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit K. Z., 46 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. M., gjatë mesnatës, ka vjedhur në ambientin e marrë me qira (lokal) me qëllime elektorale, 1 kompjuter dhe 1 televizor dhe i ka shitur kompjuterin e vjedhur shtetasit K. Z..
Sekuestrohen sendet e vjedhura, dhe iu lan në ruajtje subjektit politik.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme", bën me dije Policia.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128