Vrasja e çiftit Mujeci, zbardhet dëshmia e Besnik Kolndreut, si u gjet makina e autorëve në garazhin e tij

Besnik Kolndreu, 40 vjeç, një nga personat e shpallur në kërkim si i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci në Lezhë ka hedhur poshtë çdo akuzë dhe pretendim.
Në një reagim për News24, Kolndreu shprehet njëra nga makinat e autorëve u gjet në garazhin e tij, por që janë futur aty pa dijeninë e prindërve të tij, pasi vetë ai bashkë me gruan dhe fëmijët jetojnë dhe punojnë në Mal të Zi.
“Për rrezikun tone shtëpia ime ndodhej ne vendin e gabuar për ne dhe ne vendin e duhur për ato dhe për fat te keq tonin kemi një garazh te madh dhe mund te kenë menduar se ishte vendi perfekt për to. Ju bej të ditur qe personat e dyshuar kane hapur vete portën kryesore portën e dytë qe na lidh me tokat garazhin si dhe portën e garazhit pa u pare nga prindërit e mi te cilët dikush po flinte dikush po shikonte televizor per fat te keq kam oborrin me ligustra te qethura te cilat jane shume te larta dhe nuk shikohet asgjë”.
Po ashtu ai shprehet se nuk dëshiron që të futet në gjak më asnjë familje.
“Duan te me futin ne gjak me një familje me te cilët kurrë nuk kemi patur problemin me te vogël. Prandaj i lutem shtetit qe çështjen tonë ta shikojnë me imtësi dhe profesionalitet sepse këtu nuk është vetëm shteti dhe burgu ku duan te me futin pa patur asnjë faj por dhe gjaku dhe ne nuk duam te biem ne gjak me askënd pa na pasur borxh dhe pa ju pasur borxh”, shprehet ai.
Kolndreu deklaron se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë dhe paralajmëron se do të paraqitet vetë pranë autoriteteve për të sqaruar situatën.
“Do të vij vetë dhe gjithçka do të sqarohet. Nuk jam kriminel”, thekson ai.
Po ndodh...
Sali Brava
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128