Zyrtare/ Kombëtarja shqiptare do të luajë miqësore me Izraelin në ‘Air Albania Stadium’

Teksa pritet se çfarë do të ndodhë me pankinën e Kombëtares shqiptare, mësohen ndeshjet miqësore që ajo do të luajë në muajin qershor.
Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon se skuadra jonë përfaqësuese në 3 qershor do të zbresë në fushën e lojës për t’u përballur me Izraelin në atë që do të jetë testi i parë i muajit.
Kjo përballje do të luhet në ‘Air Albania Stadium’ në orën 20:00 dhe do të jetë përballja e 7 në historinë e këtyre dy përfaqësueseve. Ajo e 3 qershorit do të jetë sfida e parë miqësore mes kombëtares sonë dhe Izraelit, pasi 6 ndeshjet e mëparshme kanë qenë zyrtare në kuadër të kualifikueseve të Evropianëve apo Botërorëve. Bilanci i këtyre 6 ndeshjeve flet për 2 fitore të skuadrës sonë kombëtare dhe 4 të asaj izraelite
Ndërkohë, më 6 qershor, po në orën 20:00, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore, atë ndaj Luksemburgut, edhe kjo do të luhet në Air Albania Stadium’
Po ndodh...
Sali Brava
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
