Vrasja e Eglant Koçit/ Trupi iu gjet një ditë më parë në Cerrujë! Kishte një plagë në pjesën e pasme të kokës
19 Qershor 2026, 09:48 / AKTUALITET

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, lidhur me zhdukjen e Englat Koçit, trupi i të cilit u gjet një ditë më parë.
Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë të Eglant Koçit është konstatuar një plagë tejshpuese në pjesën e pasme të kokës, e dyshuar se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Trupi i të riut është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet një ekspertize më të detajuar mjeko-ligjore.
Identifikimi i trupit, i gjetur në gjendje të avancuar dekompozimi në fshatin Cerrujë, u bë nga familjarët e Eglant Koçit, pasi policia e lokalizoi atë me ndihmën e dronëve.
Koçi rezultonte i zhdukur prej dy javësh, ndërsa për këtë ngjarje është shpallur në kërkim shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj.
Po ndodh...
Çfarë tha e nuk i doli!
Nga Ermal Peçi
ide
Zoti Rama, Algoritmi është pasojë!
Nga Ermal Mulosmani
Botërori, më shumë se futboll
Nga Andi Lila
Rama e Berisha, sa qesharakë përballë protestës!
Nga Indrit Gjyzeli
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128