Alarmi! Bregu Perëndimor po nxehet! Vullkani nënujor pritet që të shpërthejë

8 Maj 2025, 17:31 / BOTA ALFA PRESS

Alarmi! Bregu Perëndimor po nxehet! Vullkani nënujor pritet që

Ujërat e Bregut Perëndimor po nxehen, një vullkan nënujor është gati për të shpërthyer. Shkencëtarët paralajmërojnë se sipas studimeve të kryera ky shpërthim mund të ndodhë shumë më shpejt nga sa mund ta kishim menduar.

I njohur si Axial Seamount, vullkani ndodhet 1.4 kilometra nën ujë, në një pikë të nxehtë gjeologjike. Atje ku shpërthime përvëluese shkëmbinjsh të shkrirë ngrihen nga manteli i nxehtë gjeologjik i mantelit të kores së Tokës.

Në këtë pjesë gjeografike vullkanet nënujorë janë të zakonshëm dhe pa ndonjë potencial të lartë për rrezik, por Axial Seamount ndodhet në zonën ku shtrihen dy pllaka tektonike. Lëvizjet e shpeshta të pllakave tektonike, kohët e fundit ka bërë që sasia e magmës të këtij vullkani të shtohet.

Shkencëtarët po mbajnë në monitorim vullkanin i cili pritet të shpërthejë së shpejti. Herën e fundit kur llava ka dalë në sipërfaqe, formoi shkëmbinj, gjithashtu magma e nxehtë dogji shumë bimë dhe kafshë që jetonin në ato ujëra e brigje. Megjithatë nuk u desh shumë kohë që ekosistemi të lindte sërish.

Axial Seamount fatmirësisht nuk përbën rrezik dhe ofron mundësinë që të vëzhgohet, madje në raste të rralla dhe nga turistë.