Avioni i ri i Trump/ Presidenti prezanton dhuratën luksoze nga Katari, pavarësisht polemikave

Donald Trump prezantoi dhuratën e tij luksoze, një avion të ri Air Force One, që iu dha nga Katari dhe është shndërruar tashmë në aeroplanin zyrtar presidencial të Shteteve të Bashkuara.
Avioni i ri shmang ngjyrën blu së epokës së Kennedy të pjesës së jashtme të aeroplanit të vjetër, për një pamje më të guximshme, me pjesën e poshtme të aeroplanit të lyer me blu marine me një vijë të kuqe sipër tij.
Ana e majtë e aeroplanit, ku hip presidenti, ka vulën presidenciale, ndërsa bishti i aeroplanit ka një flamur të madh amerikan.
Trump vlerësoi dhuratën nga Katari, teksa foli pasi zbriti nga aeroplani i ri në një shfaqje dramatike, ndërsa luhej kënga e tij karakteristike “God Bless the USA”.
Dhurata nga Katari shërben si një aeroplan i ashtuquajtur “urë” për të transportuar presidentin derisa të mbërrijnë aeroplanët e rinj të porositur direkt nga Boeing. Kjo është planifikuar aktualisht për vitin 2028.
Administrata pranoi zyrtarisht një avion luksoz Boeing 747 nga Katari vitin e kaluar për t’u përdorur si aeroplan presidencial, pavarësisht pyetjeve në lidhje me etikën dhe ligjshmërinë e pranimit të një dhurate kaq të shtrenjtë nga një komb i huaj.
Trump ka këmbëngulur në të kaluarën se nuk do të fluturonte me avionin e Katarit pasi të largohej nga detyra.
Forcat Ajrore kanë thënë se modifikimet e sigurisë në avion do të kushtonin më pak se 400 milionë dollarë.
Po ndodh...
Çfarë tha e nuk i doli!
ide
Zoti Rama, Algoritmi është pasojë!
Botërori, më shumë se futboll
Rama e Berisha, sa qesharakë përballë protestës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128