
Bashkë me liderët e BE telefonuan Trump nga Tirana, Macron: Rusia nuk dëshiron paqe! Starmer: Putini duhet të paguajë çmimin

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka reaguar pas bisedës telefonike me Donald Trump nga Tirana, ku bashkë me Kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz, Kryeministrin e Britanisë Keir Starmer, atë të Polonisë, Donald Tusk dhe Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, folën me Presidentin e SHBA mbi bisedimet për paqe në Ukrainë.
“Sapo patëm një diskutim me Presidentin Trump nga Shqipëria”, ka shkruar Macron në një postim në “X’, ndërsa thekson se Putin sërish ka refuzuar armëpushimin dhe dialogun me Ukrainën.
“Rusia po tregon se nuk dëshiron paqe dhe po përpiqet të fitojë kohë duke vazhduar luftën”, thotë Macron.
Presidenti francez shprehet se teksa Komuniteti Politik Europian mblidhet në samitin e Tiranës, ne do të vazhdojmë të koordinojmë me partnerët tanë europianë, me Shtetet e Bashkuara për të përcaktuar një përgjigje ndaj Rusisë.
“Sapo patëm një diskutim me Presidentin Trump nga Shqipëria. Edhe një herë, presidenti Putin ka dështuar t’i përgjigjet propozimit për një armëpushim të pakushtëzuar të bërë nga amerikanët dhe të mbështetur nga Ukraina dhe evropianët. Duke refuzuar armëpushimin dhe dialogun me Ukrainën, Rusia po tregon se nuk dëshiron paqe dhe po përpiqet të fitojë kohë duke vazhduar luftën.
Në këtë kuadër, ndërsa Komuniteti Politik Europian mblidhet në samitin e Tiranës, ne do të vazhdojmë të koordinojmë me partnerët tanë europianë, me Shtetet e Bashkuara dhe koalicionin e të gatshëmve, për të përcaktuar një përgjigje të bashkërenduar”, shkruan Macron.
Një reagim erdhi dhe nga Kryeministri britanik, Keir Starmer, i cili shkruan në “X”, se: “nëse Rusia nuk dëshiron të vijë në tryezën e bisedimeve, Putini duhet të paguajë çmimin. Duke folur me Donald Trump, ne po i përafrohemi reagimin tonë ndaj pozicionit të papranueshëm të Rusisë”.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128