Skenaret/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, zv.kryeministrja nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor 2025, 10:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Skenaret/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, zv.kryeministrja nuk do

Zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet imuniteti i saj.

Mbledhja mësohet se do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Aktualisht Balluku po merr pjesë në mbledhjen e qeverisë e thirrur nga kryeministri Edi Rama. Balluku mund të përfaqësohet dhe nga avokatja e saj, që në këtë rast është motra e saj, Pemela Qirko.

Sakaq mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe imunitetit ka nisur në orën 10:30, ku do të diskutohet mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe. Ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë.

 

Po ndodh...

ide