Makina iu hodh në erë në oborrin e shtëpisë në Selitë, pronari rezulto nipi i zv.prokurorit të Përgjithshëm dhe bashkëshort i administratores së AAPSK-së

19 Dhjetor 2025, 11:47 / AKTUALITET ALFA PRESS

Makina iu hodh në erë në oborrin e shtëpisë në

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur kryeqytetin në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në zonë ne Selitës së Vogël, ku dy persona ende të paidentifikuar i kanë vendosur tritolin automjetit të shtetasit Dritan Jano.

Burime bëjnë me dije se Dritan Jano është nip i Thoma Janos, ish-prokuror dhe ish-përgjegjës për sektorin e përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme. Po ashtu, ai është bashkëshorti i Dorina Jahos, administratore e Agjencive të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme, fakt që po konsiderohet si një tjetër pistë hetimi.

Vetë Dritan Jano, në deklarimet paraprake për grupin hetimor, ka mohuar të ketë konflikte personale, ndërsa hetuesit po fokusohen në disa pista, përfshirë edhe lidhjen e mundshme të ngjarjes me detyrën e mëparshme të xhaxhait të tij në sistemin e drejtësisë.

Nga të dhënat paraprake, autorët dyshohet se kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë lëvizur me dy automjete, duke u larguar menjëherë pas vendosjes së lëndës plasëse.

Policia bëri me dije më herët se në momentin e shpërthimit mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së Janos. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

“Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi Policia më herët.

Kujtojmë se Thoma Jano, në dhjetor të 2019 është zgjedhur në rolin e zëvendësit të kryeprokurorit Olsian Çela. Ai e ka prekur kupolën e Prokurorisë, pas vitit 1997, kur punoi si kreu i prokurorisë së Tiranës, gjatë kohës që organi i akuzës drejtohej nga Arben Rakipi.

Gjithashtu në kohën e Fatos Nanos u emërua zv.ministër i Rendit Publik për të drejtuar sektorin e hetimeve.

Në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Theodhori Sollaku dhe Ina Rama, Jano ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërsa më vonë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, e emëroi në sektorin e përgjimeve.

 

Po ndodh...

ide