USB-ja me provat për arrestimin e Ballukut, Prokurorët e SPAK: Mund të aksesohen vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor 2025, 13:14 / POLITIKË ALFA PRESS

USB-ja me provat për arrestimin e Ballukut, Prokurorët e SPAK: Mund

Prokurorët e SPAK kanë deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se USB-ja me provat dhe aktet e depozituara në Kuvend për heqjen dhe më pas arrestimin e mandatit të Ballukut mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e këtij Këshilli.

Maxhoranca këmbëngul të mbajë te fshehta provat e SPAK për Belinda Ballukun, ndërkohë që opozita ka kërkuar të marrë USB me vete e t'a shqyrtojë por PS kërkon të mos dalë nga mbledhja dokumentacioni.

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u ka thënë demokratët që provat(usb) “shihni këtu dhe mos i merrni me vete”, ndërsa prokurorët kanë thënë që deputetet mund t’i kenë provat.

Nga ana e tyre prokurorët deklaruan se materiali i USB-së mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e këshillit të mandateve.

Po diskutohet sakaq edhe shtyerja e mbledhjes.

 

Po ndodh...

ide