
BE nuk tërhiqet nga reforma farmaceutike pavarësisht presionit të industrisë

Komisioni Evropian nuk ka në plan të tërheqë apo të rishikojë reformën e propozuar për rregullat farmaceutike të BE-së, pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga industria farmaceutike mbi tarifat e mundshme dhe konkurrencën e tregut.
Ekzekutivi i BE-së është i vendosur të vazhdojë negociatat me ligjvënësit për të çuar përpara reformën, pa bërë ndryshime në propozimin origjinal.
Industria farmaceutike ka shtuar presionin mbi Komisionin për të forcuar mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe për të prezantuar stimuj të rinj për nxitjen e inovacionit, në një kohë me rritjen e tensioneve tregtare globale.
Gjigantë si Sanofi dhe Novartis kanë kërkuar gjithashtu lehtësime në kontrollin e çmimeve, duke theksuar se politikat aktuale e bëjnë tregun e BE-së më pak konkurrues krahasuar me atë amerikan.
Për të ndryshuar propozimin, Komisioni do të duhej të tërhiqte formalisht draftin dhe të paraqiste një të ri, por kjo nuk është në plan për momentin.
“Në terma teorikë, nëse dosjet ngecin për një kohë të gjatë, mund të konsiderojmë tërheqjen, por ky nuk është rasti tani,” tha një zëdhënës të mërkurën.
Presioni nga industria është shtuar për shkak të frikës se një luftë tregtare me SHBA-në është në horizont.
Ndërsa tarifat ende nuk janë vendosur, administrata Trump ka nisur një hetim që mund të çojë në vendosjen e tyre.
Kompanitë evropiane druajnë se çmimet e ulëta në Evropë mund të ndikojnë në çmimet në SHBA, duke i shtyrë ato të bien gjithashtu.
Në përpjekje për të zbutur pasojat e mundshme të një skenari të tillë, disa kompani kanë nisur investime të mëdha në SHBA.
Novartis ka bërë një angazhim prej 23 miliardë dollarësh për prodhimin në SHBA, ndërsa Roche ka njoftuar një investim prej 50 miliardë dollarësh.
Komisioni mbetet optimist për arritjen e një marrëveshjeje në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e BE-së.
“Reforma është tani në duart e bashkë-ligjvënësve,” tha zëdhënësi, duke theksuar rëndësinë strategjike të sektorit farmaceutik dhe angazhimin për një treg më tërheqës për inovacionin dhe prodhimin farmaceutik në Evropë.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128