
BE synon ndalimin e plotë të gazit rus deri në fund të 2027


Bashkimi Evropian pritet të propozojë zyrtarisht një plan për ndalimin e importeve të gazit nga Rusia deri në fund të vitit 2027, si pjesë e përpjekjeve për të shkëputur varësinë energjetike nga Moska, raportoi Bloomberg të hënën.
Sipas burimeve të brendshme të BE-së, Komisioni Evropian do të paraqesë muajin e ardhshëm një propozim që synon ndalimin e të gjitha marrëveshjeve të reja dhe kontratave spot për gazin rus, përfshirë si gazin përmes tubacioneve, ashtu edhe gazin natyror të lëngshëm (LNG). Këto masa, që përfshijnë kontratat e shkurtra, parashikohet të hyjnë në fuqi jo më vonë se fundi i vitit 2025.
Importet ruse të gazit në BE ranë nga mbi 40% para pushtimit të Ukrainës, në rreth 19% vitin e kaluar. Por, ndërkohë që furnizimet përmes tubacioneve janë reduktuar ndjeshëm nga Gazprom, importet e LNG-së ruse kanë arritur nivele rekord – duke u bërë sfida kryesore për pavarësinë energjetike të bllokut.
Sipas planit, kontratat afatgjata me kushte të rrepta “merr ose paguaj” do të jenë më të vështirat për t’u anuluar. Ndalimi total i tyre është planifikuar për vitin 2027, por afati mund të ndryshojë në varësi të sigurimit të burimeve alternative nga SHBA, Katari, Kanadaja dhe Afrika.
Bisedimet për furnizime të shtuara me LNG nga SHBA janë pjesë e negociatave tregtare në zhvillim me administratën e Donald Trump, sipas raportit të Bloomberg.
Plani pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në çmimet e energjisë dhe sigurinë energjetike në Evropë, për shkak të kërkesës në rritje globale për LNG në vitet e ardhshme.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128