
“Brenda 5 sekondash u zhduk 60% e furnizimit!”/ Sulmi kibernetik përjashtohet si shkaktar i ndërprerjes së energjisë në Spanjë dhe Portugali!

Operatori spanjoll i rrjetit të energjisë elektrike, Red Eléctrica, ka përjashtuar mundësinë që një sulm kibernetik të ketë qenë shkaku i ndërprerjes së gjerë të energjisë që goditi Spanjën dhe Portugalinë, duke e lidhur incidentin me një problem në prodhimin e energjisë nga panelet diellore.
Sipas deklaratës zyrtare të kompanisë, nuk janë konstatuar shenja që tregojnë për sulme kibernetike, gabime njerëzore apo fenomene të pazakonta atmosferike.
Drejtori i operacioneve të Red Eléctrica, Eduardo Prieto, theksoi se janë regjistruar dy episode të rëndësishme “shkëputjeje”, të cilat kanë gjasë të kenë ndodhur në sektorin e prodhimit të energjisë nga panelet diellore.
Të dhënat tregojnë se në momentin e ndërprerjes, energjia fotovoltaike përbënte afro 59% të furnizimit të përgjithshëm të vendit me energji elektrike, energjia nga era rreth 12%, energjia bërthamore 11%, ndërsa centralet me gaz natyror kontribuonin me 5%.
Brenda vetëm pesë sekondash, rreth 60% e furnizimit me energji elektrike u zhduk nga rrjeti.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, deklaroi se qeveria do të hetojë ngjarjen në thellësi, do të kërkojë përgjegjësi nga operatorët privatë dhe do të marrë masa për të parandaluar që një situatë e ngjashme të përsëritet.
Ai shtoi se, megjithëse furnizimi me energji është rikthyer pothuajse plotësisht, ende po raportohen vështirësi në transportin hekurudhor.
Ngjarja po ndiqet me vëmendje edhe nga Bashkimi Evropian. Një zëdhënës i BE-së konfirmoi se institucioni është duke analizuar me kujdes shkaqet e ndërprerjes dhe mësimet që mund të nxirren për të shmangur incidente të ngjashme në të ardhmen në vende të tjera të Evropës.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128