
Britani/ Rrëzohet avioni në aeroportin e Manchesterit, dy të plagosur, njëri në gjendje kritike

29 Prill 2025, 21:28 / BOTA
Një aeroplan i vogël u rrëzua ditën e stome në aeroportin e Manchesterit, në Britani, duke lënë të plagosur rëndë dy persona, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Sipas raportimeve të para, avioni pësoi defekt në motor në fund të pistës, çka dyshohet të ketë shkaktuar rrëzimin. Dëshmitarë okularë pohuan se mjeti fluturues është përmbysur dhe ka pasur rrjedhje të karburantit pas incidentit.
Autoritetet ndërhynë menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit dhe për të parandaluar ndonjë shpërthim të mundshëm.
Sipas ‘Manchester Evening News’, një nga personat e përfshirë po lufton për jetën në spital. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e sakta të aksidentit.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
Nga Ermal Peçi!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128